Turqi, arrestohet nipi i klerikut Fetullah Gulen

Evropë

Turqi, arrestohet nipi i klerikut Fetullah Gulen

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:51
Ilustrim

Në valën e arrestimeve nga qeveria turke, në pranga ka përfunduar edhe nipi i klerikut mysliman Fetullah Gulen.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat shtetërore në Turqi. Muhammet Sait Gulen u arrestua me urdhër të prokurorit shtetëror.

Ende nuk dihet akuzat e ngritura ndaj tij, ndërkohë që arrestimi vjen në valën e arrestimeve të shumta që pas grusht shtetit në tentativë mbrëmjen e 15 korrikut.

Më shumë se 10 mijë persona janë arrestuar e mbi 50 mijë të tjerë janë shkarkuar nga detyra nën dyshimin se janë të lidhur me klerikun që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat