Kjo është intervista e Thomas Salbey, njeriut që e xhiroi dhe bisedoi me sulmuesin e Munihut

Evropë

Kjo është intervista e Thomas Salbey, njeriut që e xhiroi dhe bisedoi me sulmuesin e Munihut

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 17:52
David Ali Sonboly

Gazeta gjermane Bild e ka intervistuar Thomas Salbey, njeriun i cili e xhiroi sulmuesin në çati të parkingut afër qendrës tregtare “Olympia”.

Intervisat është përkthyer nga gazetarja e The Guardian, Kate Connolly, prej gjuhës gjermane në anglisht, ndërsa Express ua sjell në shqip.

Po pija birrë pas pune kur i dëgjova të shtënat. Së pari në McDonalds – bam, bam, bam – kështu tingëlluan.

I pashë 10 njerëz duke vrapuar jashtë qendrës tregtare, e cila është direkt nën shtëpinë tonë. Së pari mendova, ai po gjuante me Kallashnikov. Pastaj, shikova poshtë nga ballkoni im dhe e pashë atë duke u futur përmes hyrjes së xhamit. E kishte mbushur revolen. E gjuajta me birrë. U shpartallua në çatinë e xhamit. Por, mendoj se ai nuk e vërejti fare.

Salbey tha po ashtu se i kishte thënë sulmuesit “hajvan” dhe “a je çmendur” i cili ishte shfaqur në çati.

Ai ia kishte kthyer: “Jam gjerman”.

Sipas Salbey, vrasësi Sonboly ka shtënë në drejtim të tij.

Ai ka thënë se ekzistojnë vrima nga plumbat në ballkonin e tij.

U fsheha shumë shpejt. Por, e pashë se sa me qetësi ecte ai nëpër çatinë e parkingut.

Salbey tha se kur policia kishte arritur në vend të ngjarjes, nuk e kishte ditur vendndodhjen e sulmuesit.

U thashë policëve ‘ai është në çatinë e parkingut’. Nuk kisha frikë. Nuk e dija nëse ata ishin plumba të vërtetë, apo plumba gome.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat