Hollande e Merkel bashkëpunim edhe më të ngushtë pas akteve terroriste

Evropë

Hollande e Merkel bashkëpunim edhe më të ngushtë pas akteve terroriste

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 23:41
Presidenti francez François Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel

Presidenti francez François Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pas sulmeve të cilat kanë goditur vendet e tyre, janë shprehur njëzeri se do të bashkëpunojnë ngushtë ndaj atyre që kryejnë terror.

“Gjatë një bisede telefonike me kancelaren gjermane, presidenti francez shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e Francës ndaj Gjermanisë.Të dy liderët shkëmbyen mendime rreth natyrës së akteve të neveritshme të regjistruara në ditët e fundit në të dy shtetet, duke rënë dakort mbi domosdosshmërinë e një bashkëpunimi më të ngushtë përballë atyre që duan të krijojnë ndasi mes popujve dhe krijojnë një klimë terrori në mesin e popullatës”, shtoi presidenca francize”, thuhet në njoftimin e presidences francize.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat