Mosha e së drejtës për të votuar ulet në 17 vjeç

Evropë

Mosha e së drejtës për të votuar ulet në 17 vjeç

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 14:55
Kuvendi grek

Deputetët grekë votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që parashikon uljen e moshës në të drejtën për të votuar, që tashmë bëhet 17 vjeç.

Ligji do të hyjë në fuqi në zgjedhjet e ardhshme, të parashikuara për vitin 2019.

Njëkohësisht, deputetët miratuan edhe një ndryshim tjetër, atë të heqjes së të drejtës për të marrë 50 vende bonus në parlament nga ana e partisë që fiton zgjedhjet.

Partitë e koalicionit qeveritar, SYRIZA e kryeministrit Aleksis Cipras dhe të djathtët ”Grekët e pavarur” votuan për ndryshimet, përfshirë Partinë Komuniste dhe partitë e qendrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat