Alarm me bombë edhe në Itali

Evropë

Alarm me bombë edhe në Itali

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 12:28
Ilustrim

Një alarm për bombë është dhënë paraditen e sotme në Ventimigli, Itali. Ka qenë një telefonatë që ka njoftuar për një bombë në qendër të qytetit.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, në një treg frutash, një zonë e populluar dhe me kafe të shumta. Më shumë se 100 tezga ndodheshin në vendin ku është dhënë alarmi.

Zona është shumë e frekuentuar pasi ka edhe plazhin afër. Ndërkaq policia dhe forcat anibombë janë duke bërë hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat