Zbulohet emri i sulmuesit që hodhi veten në erë në Gjermani

Evropë

Zbulohet emri i sulmuesit që hodhi veten në erë në Gjermani

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 14:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sulmuesi i cili hodhi veten në erë dhe plagosi 12 të tjerë në Ansbach të Gjermanisë, quhet Mohamed Deleel dhe kishte realizuar sulmin pasi kishte mësuar që do ta zhvendosnin në Bulgari, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Gjermanisë.

Atij i ishin dërguar dy njoftime për zhvendosje, i fundit më 13 korrik, por që nuk mund ta kthente atë në Siri për shkak të luftës që po zhvillohet atje. Më pas, ai ishte njoftuar që do ta zhvendosin në Bulgari.

Mohamed Deleel, ishte i njohur për policinë për përdorim të drogës dhe kishte kaluar kohë në klinikën psikiatrike për shkak të dy tentim vetëvrasjeve në të kaluarën.
Fqinjët e tij e kanë përshkruar atë si një “kërkues vëmendjeje”.

Ky incident do t’i rrisë pakënaqësitë e popullit gjerman ndaj kancelares Angela Merkel, për politikën e zhvilluar që ua ka hapur derën më shumë se një milionë emigrantëve prej vitit të kaluar deri më tani, shumica nga Afganistani, Siria dhe Iraku.

Ky është sulmi i tretë i dhunshëm në Bavaria, brenda një jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat