ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Ansbach të Gjermanisë

Evropë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Ansbach të Gjermanisë

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 17:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Agjencia e lajmeve e Shtetit Islamik (ISIS) Amak njofton se sulmin në qytetin Ansbach të Gjermanisë e ka kryer një luftëtar i kësaj organizate terroriste.

“Ai ka kryer sulmin si përgjigje ndaj thirrjes që të kryhen sulme në vendet që përbëjnë koalicionin kundër Shtetit Islamik”, thuhet në deklaratë.

 Në telefonin  e sirianit Mohamed D që ka kryer sulm vetëvrasës është gjetur një video-xhirim në të cilin ai tregon besnikëri ndaj liderit të ISIS-it Abu Bakr Al Bagdadi, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Bavarisë Joahim Herman.

Po ashtu në shtëpinë e 27 vjeçarit janë gjetur video xhirime që tregohet dhuna si dhe material për ndërtimin e bombave.

Në sulmin e mbrëmshëm në Ansbach janë lënduar disa persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat