Arrestohet një boshnjak pasi dyshohet se u kthye nga Siria

Evropë

Arrestohet një boshnjak pasi dyshohet se u kthye nga Siria

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 17:48
Pamje arkivi nga Sarajeva

Mediat boshnjake kanë raportuar së një pjesëtar i dyshuar i grupit militant, Shteti Islamik është arrestuar në aeroportin e Sarajevës.

Boshnjaku 19 vjeçar i arrestuar të shtunën në aeroport menjëherë pasi kishte arritur në Bosnje nga Stambolli.

Mediat vendore e kanë identifikuar personin në fjalë si Almir Gjimiq, i cili dyshohet se i është bashkuar IS-it në vitin 2014.

Sipas një raporti të fundit të publikuar në qershor, shkuarja e boshnjakëve në Siri apo Irak pothuajse është ndaluar, ndonëse rreth 200 shtetas të këtij vendi vazhdojnë të luftojnë në Lindje të Mesme, përfshirë edhe 60 të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat