Romë, treni përplaset me tramvaj, 5 persona të plagosur

Evropë

Romë, treni përplaset me tramvaj, 5 persona të plagosur

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 18:38
Pamje nga aksidenti

Treni po vinte nga stacioni Termini dhe për arsye ende të panjohura ka përplasur tramvajin, që po udhëtonte drejt stacionit San Giovanni.

Një aksident hekurudhor ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytetin italian. Treni i linjës Roma-Termini-Giardinetti dhe një tramvaj i kompanisë Atac, janë përplasur por fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm 5 të plagosur.

Përplasja ka ndodhur në Porta Maggiore, në lindje të kryeqytetit italian. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse dhe policia.

Treni po vinte nga stacioni Termini dhe për arsye ende të panjohura ka përplasur tramvajin, që po udhëtonte drejt stacionit San Giovanni.

Përplasja mes trenit dhe tramvajit ka qenë shumë e fortë, duke bërë që treni të dalë nga shinat.

Edhe pse kjo linjë hekurudhore është një nyje e rëndësishme në transportin e Romës, ky kryqëzim është cilësuar si mallkim për transportin publik, pasi nuk është hera e parë që ndodhin aksidente të tilla.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat