Evakuohet stacioni i metrosë në Milano, gjendet një pako e dyshimtë

Evropë

Evakuohet stacioni i metrosë në Milano, gjendet një pako e dyshimtë

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 18:59
Stacion i metrosë në Milano

Një stacion i metrosë në qytetin Italian Milano është evakuuar dhe është ndërprerë trafiku nëntokësor pasi që është gjetur një pako e dyshimtë bën të ditur Shërbimi i Transportit Publik.

Zëdhënësi i këtij shërbimi ka deklaruar se momentalisht Policia është duke hetuar nëse pakoja mban eksploziv, transmeton Reuters.

 Në Itali këtë muaj janë rritur masat e sigurisë pas sulmeve terroriste në Francë dhe Gjermani e po ashtu janë marrë masa nëpër kalime kufitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat