Hollande: Autorët e pengmarrjes së kishës, dy terroristë të ISIS-it

Evropë

Hollande: Autorët e pengmarrjes së kishës, dy terroristë të ISIS-it

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 15:18
Francois Hollande

Autorët e pengmarrjes në një kishë në Saint-Etienne-du-Rouvray, në veriperëndim të Francës, gjatë së cilës një prift u vra me thikë, janë dy terroristë që u shpallën të ISIS-it, njoftoi sot presidenti Francois Hollande, që kishte vajtur në vendngjarje.

“Janë katolikët që u goditën, por janë të gjithë francezët që janë prekur”, deklaroi presidenti francez.

Hollande i bëri gjithashtu thirrje francezëve, të tronditur nga atetnati i Nicës më 14 korrik, për “kohezion përballë terrorizmit dhe të krijojnë një bllok që askush të mos arrijë ta krisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat