Hollande pret përfaqësuesit e kulteve mbi çështjen e terrorizmit

Evropë

Hollande pret përfaqësuesit e kulteve mbi çështjen e terrorizmit

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 09:39
Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande pret sot në “Elysee” përfaqësuesit e kulteve, për një mbledhje të programuar një ditë pas vrasjes me thikë të një prifti në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray.

Ky takim që filloi sot në mëngjes mbledh përfaqësuesit e kishës katolike, ortodokse, protestante, si dhe përfaqësues të islamit, judaizmit dhe të budizmit në Francë.

Më pak se dy javë pas masakrës së Nicës (84 të vdekur), xhihadistët e grupit Shteti Islamik goditën sërish Francën në Saint-Etienne-du-Rouvray, ku vrasja me thikë e një prifti në kishën e tij ngre pikëpyetje mbi mënyrën e luftimit të atentateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat