Shpërthen një valixhe bombë në Gjermani, nuk ka viktima

Evropë

Shpërthen një valixhe bombë në Gjermani, nuk ka viktima

Nga: Gresa Bajraktari Më: 27 korrik 2016 Në ora: 17:07
Ilustrim

(E plotësuar) Një shpërthim i dhunshëm ka tronditur një qendër emigrantësh në Gjermani, në qytetin Zirndorf, në veri të Bavarisë.

Thuhet se ka shpërthyer një valixhe bombë.

Bomba thuhet të ketë shpërthyer 200 metra larg qendrës, transmeton Bota Sot.

Sipas policisë, dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar një shpërthim të madh, ndërsa të tjerë thanë se panë një valixhe të djegur në një park aty pranë.

Dëshmitarët thanë se kanë parë ‘burra me pamje si arabët’ duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.

Shpërthimi vjen një ditë pasi një sirian të cilit i dështoi marrja e azilit, e hodhi veten në erë në qytetin bavarez të Ansbach.

Policia gjermane thotë se kanë vendosur zyrtarë pranë qendrës së emigrantëve./BS/

Image

Shpërthim në Gjermani afër një qendre emigrantesh

Mediat gjermane raportojnë se një shpërthim është dëgjuar afër një qendre emigrantesh në Nuremberg të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat