Evakuohet qendra tregtare në Bremen

Evropë

Evakuohet qendra tregtare në Bremen

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 22:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet policore sonte kanë evakuuar qendrën tregtare në qytetin gjerman Bremen, pasi që policia është në kërkim të 19 vjeçarit algjerian i cili ka ikur nga spitali psikiatrik e që besohet se ka lidhje me grupet ekstremiste islamike, shkruan “Bild”.

“Bild” citon burime policore që kanë thënë se i arratisuri dyshohet se gjendet në qendër tregtare por nuk janë dhënë detare tjera.

 Policia evakuimin e qendrës e ka cilësuar si operacion antiterrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat