Turistët në Francë do të mbrohen nga policia dhe ushtarët e armatosur

Evropë

Turistët në Francë do të mbrohen nga policia dhe ushtarët e armatosur

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 16:19
Policia në Francë

Rreth 23,000 trupa shtesë dhe oficerë policie do të vendosen në vend pushime gjatë verës.

Shërbimet e sigurisë  franceze do të mbrojnë turistët gjatë pushimeve verore si shkak i frikës nga sulmet terroriste islamike.

Një shtesë prej 23,000 trupash dhe oficerë policie do të vendosen në vend pushime gjatë verës, ka premtuar qeveria Franceze.

Policia e armatosur dhe ushtarët do të patrullojnë plazhet, festivalet, stacionet dhe aeroportet si shkak i sulmit që ndodhi në ‘Ditën e Bastiljes’ në Nicë, ku mbetën 84 njerëz të vdekur, dhe vrasjes së priftit 85 vjeçar në Normandi.

Frika nga sulmet terroriste mbetet e lartë, Këshilli i Kanës do të ndalojë çantat e shpinës dhe çfarëdo lloj çantë tjetër në plazhe, në të cilat mund të fshihet ndonjë bombë, raporton The Times.

Ministri i brendshëm francez Bernard Cazeneuve, tha se trupat shtesë dhe policët do të vendosen në 56 festivale, koncerte të hapura dhe panaire këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat