Një e treta e danezëve besojnë se vendi është në luftë me Islamin

Evropë

Një e treta e danezëve besojnë se vendi është në luftë me Islamin

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 16:46
Ilustrim

Një e treta e popullsisë daneze besojnë se vendi i tyre është në luftë me Islamin, sipas një sondazhi të ri.

 Anketimi pyeti 1.045 të rritur se a pajtohen apo jo me deklaratën " Danimarka, së bashku me pjesën tjetër të botës perëndimore, është në luftë me fenë islame dhe jo vetëm me myslimanët radikalë".

Tridhjetë e tre për qind e tyre ranë dakord, ndërsa më shumë se 56 për qind nuk u pajtuan, dhe 11 për qind thanë se nuk e dinë.

Një ekspert i islamit në Universitetin e Kopenhagës, tha që rezultati ishte “shqetësues”.

“Është një mendim provokues që ne kemi arritur në një pikë ku mënyra se si flasim për njëri tjetrin, ka dërguar në atë që një e treta e popullatës së vendit beson se ne jemi në luftë me Islamin”, tha Jørgen Bæk Simonsen për TV2.

Studimi tregoi se shumica e njerëzve që u pajtuan me këtë qëndrim ishin mbi moshën 70 vjeçare dhe kishin vetëm nivelin arsimor të mesëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat