"Lidhje me ISIS": 400 forca gjermane bastisin xhaminë selefiste në Hildersheim dhe vendabimet e disa imamëve

Evropë

"Lidhje me ISIS": 400 forca gjermane bastisin xhaminë selefiste në Hildersheim dhe vendabimet e disa imamëve

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 19:17
ilustrim

Një numër i madh policësh kanë bastisur xhaminë selefiste në Hildesheim (Sachsen) dhe njëkohësisht shtëpitë e disa imamëve kryesor të së njëjtës xhami, shkruan prestigjiozja gjermane Die Welt. Lajmi është konfirmuar edhe nga ministria e brendshme regjionale me seli në Hanover.

“Në akcion morrën pjesë 400 forca blu kundër xhamisë selefiste "Deutschen Islamkreis Hildesheim" (DIK), mes të cilëve edhe komandot e specializuara. Në akcion janë bastisur edhe shtëpitë e tetë personave që kishin lidhje me xhaminë, disa sosh imamë” përcjell botasot.info, ministrin e brendshëm Boris Pistorius (SPD). “Xhamia në fjalë është pjesë e skenës selefiste që ishte vëzhguar nga autoritetet gjermane prej kohësh."

Në xhami dyshohet se imamët kanë bërë thirrje për shkuarjen e të rinjve në Siri e Irak, kanë folur për “luftën kundër pabesimtarëve” dhe se kanë lidhje me ISIS./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat