Turqia i kërkon Gjermanisë ekstradimin e përkrahësve të Gulenit

Evropë

Turqia i kërkon Gjermanisë ekstradimin e përkrahësve të Gulenit

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 19:33
Mevlut Cavusoglu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i ka kërkuar Berlinit që të ekstradojë përkrahësit e supozuar të klerikut mysliman turk, Fetullah Gulen, të cilët jetojnë në Gjermani, raporton DPA.

Cavusoglu pretendon se prokurorë dhe gjykatës që janë pjesë e lëvizjes së Gulenit janë aktualisht në Gjermani, ku ndodhet një numër i madh i komunitetit turk.

Ndërkaq, kancelarja gjermane Angela Merkel i është përgjigjur menjëherë kërkesës së ministrit turk duke thënë se Gjermania do të veprojë në bazë të rregullit dhe ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat