Presidenti Erdogan miraton vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Evropë

Presidenti Erdogan miraton vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 00:30
Recep Tayyip Erdo?an

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdo?an miratoi vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Lartë Ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimet e miratuara nga Presidenti janë bërë publike nga zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kal?n. 

Në fjalën e tij zëdhënësi Kal?n tha se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të vazhdojë të jetë Gjeneral Hulusi Akar, shef i Forcave Tokësore, Gjeneral Sali Zeki Çolak, komandant i Forcave Detare Admiral Recep Bülent Bostano?lu, komandant i Forcave Ajrore Gjeneral Abidin Ünal dhe Komandant i Flotës Admiral Veysel Kösele. 

Në krye të Xhandarmërisë u emërua Shefi i dytë i Shtabit të Përgjithshëm Ya?ar Güler, si Shef të dytë të Shtabit të Përgjithshëm, Ümit Dündar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat