Gulen: Erdogan është helmuar nga pushteti, pendohem që i kam besuar

Evropë

Gulen: Erdogan është helmuar nga pushteti, pendohem që i kam besuar

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 10:57
Gulen-Erdogan

“Erdogan ka mbetur i helmuar nga pushteti. Pendohem që i kam besuar dhe i jam besuar”. Kështu ka deklaruar Fetullah Gulen, ish-aleati i presidentit turk, i akuzuar nga Erdogan si truri i grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut.

“Refuzoj me forcë çdo akuzë për një përfshirje timen- deklaron Imami për Corriere della Sera. “Futja në BE është e vetmja rrugë që Turqia të jetë demokratike”, tha ai.

75-vjeçari mohon çdo përgjegjësi, në intervistën e tij të parë për një gazetë italiane, dhe shprehet i sigurt se Amerika do ta mbrojë nga kërkesa për ekstradim në Ankara.

Gulen jeton nga viti 1999 në azil në Pensilvani, mes fushave me grurë, rreth 2 orë larg Neë Yorkut.

“Gjatë fushatës elektorale të vitit 2002, partia e Erdogan premtoi se do të çonte para përpjekjet për futjen e Turqisë në BE, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut dhe për t’i dhënë fund diskriminimit të qytetarëve në bazë të vizionit të tyre për botën. Asnjë parti tjetër nuk çonte para reformat demokratike për futjen në BE sa partia e Erdogan. Gjatë mandatit të tij të parë, Erdogan ndërmori vërtetë disa reforma demokratike dhe u vlerësuar për këtë nga liderët evropiane. Por duket se, pasi ka qëndruar në pushtet për një kohë të gjatë, presidenti Erdogan dhe partia e tij, janë infektuar nga helmi i pushtetit. Nuk pendohem që kam mbështetur reformat demokratike. Nëse do të kishte qenë një tjetër parti që do t’i promovonte do ta kisha mbështetur njësoj. Tani e kuptoj se i kam dhënë shumë besim. Pendohem që i kam besuar të sinqertë për gjërat që premtonin se do t’i çonin në fund”, ka deklaruar Gulen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat