Kryeministri francez thotë se sistemi i drejtësisë ka dështuar

Evropë

Kryeministri francez thotë se sistemi i drejtësisë ka dështuar

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 17:31
Manuel Valls

Manuel Valls thotë se sistemi i drejtësisë ka dështuar sa i përket vrasjes së priftit në kishën e Normandisë, të martën.

Në një intervistë për një gazetë franceze, ai kritikoi faktin se një nga dy sulmuesit është liruar me arsyen se do të pritet gjykimi për të në liri, i cili është nën akuzat për terrorizëm.

Ai tha se lirimi i tij është vendosur nga gjykatësit e pavarur, dhe jo nga qeveria e tij.

Valls është përballur me kritika rreth sulmit afër Rouen-it, dhe për vrasjen e 84 njerëzve nga një xhihadist në Nicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat