Armeni, Policia përleshet me protestuesit, dhjetëra të lënduar

Evropë

Armeni, Policia përleshet me protestuesit, dhjetëra të lënduar

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 10:50
Përleshjet në Armeni

Forcat speciale të Policisë në kryeqytetin armen, Jerevan, janë përleshur me mbështetësit e një grupi të armatosur, të cilët kërkonin lirimin e disa të arrestuarve në stacionin policor.

Dhjetëra protestues kanë mbetur të lënduar, ndërsa tre persona të armatosur janë plagosur nga përleshjet e mëparshme.

Ky grup kishte sulmuar ndërtesën edhe para dy jave, duke kërkuar lirimin e të ‘burgosurve politikë’, përfshirë edhe kreun e opozitës, Jirair Sefilian.

Sefilian e kishte kritikuar ashpër presidentin Serge Sarkisian për trajtimin e konfliktit Nagorno-Karabakh.

Policia kishte përdorë gaz lotsjellës dhe shkopinj gome ndaj protestuesve, të cilët brohoritnin “Armenia e pavarur” dhe “Serge, largohu”.

Agjencia e lajmeve Sputnik tha se deri në 60 persona kanë mbetur të plagosur nga trazirat, ndërsa rreth 40 janë duke u trajtuar në spital.

Më shumë se 100 persona janë arrestuar nga Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat