Belgjikë, arrestohet dy të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste

Evropë

Belgjikë, arrestohet dy të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 11:42
ilustrim

Dy vëllezër, të dyshuar për planifikimin e sulmeve janë arrestuar në Belgjikë, në një operacion anti-terror, thonë prokurorët.

Të dy burrat, të quajtur si Nourredine H. 33 vjeçar dhe vëllai i tij Hamza u arrestuan pas kontrolleve të banesave në qytetin e Liezhit.

Prokurorët kanë bërë të ditur se nga kërkimet nuk janë gjetur armë apo eksploziv.

Belgjika është ende e alarmuar që nga vdekja e 32 personave nga shpërthimet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë në mars.

Nga këto sulme, përgjegjësinë për të cilat e kishte marrë Shteti Islamik, janë lënduar shumë persona.

“Në bazë të rezultateve të para nga hetimi, personat e arrestuar duket se kanë planifikuar sulme në Belgjikë”, thuhet në deklaratën e prokurorit.

Por, në njoftimin e prokurorisë thuhet se ende nuk është gjetur asgjë lidhur me shpërthimet në Bruksel.

Gjykata pritet të vendos sot, për të mbajtur të dyshuarit në paraburgim, thonë nga prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat