Vizita e Putinit në Slloveni pështjellon trafikun në kufirin austriak

Evropë

Vizita e Putinit në Slloveni pështjellon trafikun në kufirin austriak

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 13:05
Slloveni

Trafiku u bllokua në një pikë alpine kufitare austriake, ndërkohë që qindra pushues kërkonin të kalonin në një tunel, përpara se ai të bllokohej për arsye sigurie me rastin e një vizite të presidentit rus, Vladimir Putin në Slloveninë fqinje, për një ceremoni lidhur me Luftën e Parë Botërore.

Autoritetet austriake bëjnë fjalë për një autokolonë makinash të bllokuara, të paktën shtatë kilometra të gjatë, përballë tunelit Karawanks, që lidh përmes alpeve Austrinë me Slloveninë.

Shumë evropianoperëndimorë e përdorin këtë tunel për të shkuar më pas në Slloveni, Itali dhe Austri. Tuneli është i mbyllur sot nga ora 09:00 deri në orën 16:00 GMT për shkak të vizitës së Putinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat