Shoku i ngushtë i vrasësit të priftit në Francë, ishte arrestuar në Gjenevë

Evropë

Shoku i ngushtë i vrasësit të priftit në Francë, ishte arrestuar në Gjenevë

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 16:26
Miku i Adel Kermiche

Miku i njërit nga burrat, që vranë një prift francez në Normandi, është arrestuar disa ditë para se të ndodhte sulmi.

17 vjeçari u përpoq të udhëtonte në Siri vitin e kaluar me Adel Kermiche, bëjnë të ditura mediat franceze.

Adoleshenti i paidentifikuar është raportuar se ka qenë i arrestuar në Gjenevë në fillim të këtij muaji, dhe i ishte dorëzuar autoriteteve franceze.

Të martën, shoku i tij Kermiche kishte vrarë priftin Jacques Hamel në kishën afër Rouen.

Lajmi për arrestimin e mikut të ngushtë të Kermiches, i cili ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit Shteti Islamik, vjen në kohën kur shërbimet e inteligjencës franceze ishin nën vëzhgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat