Dhjetëra të vrarë pas përleshjeve të ushtrisë turke me militantët kurd

Evropë

Dhjetëra të vrarë pas përleshjeve të ushtrisë turke me militantët kurd

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 17:54
Ushtria Turke

Ushtria turke ka vrarë 35 militant kurdë të cilët kanë tentuar të formojnë një bazë në jug-lindje të Turqisë, shkruan BBC.

Sulmi i zhvilluar brenda natës, në distriktin Cukurca të provincës Hakkari në afërsi me kufirin me Irakun, ka ndodhur disa orë pas përleshjeve në mes të militantëve dhe ushtarëve në këtë zonë, me ç’rast tetë ushtarë kanë mbetur të vdekur.

Armëpushimi në mes të ushtrisë së Turqisë dhe Partisë Kurdistane, është ndërprerë në korrik të vitit të kaluar.

Në një operacion ajror janë vrarë 23 militant përderisa 12 të tjerë janë vrarë gjatë përleshjeve në tokë, ka deklaruar ushtria turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat