Kryeministri turk: Ekonomia e Turqisë është më e fortë se para tentim grushtit të shtetit

Evropë

Kryeministri turk: Ekonomia e Turqisë është më e fortë se para tentim grushtit të shtetit

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 08:58
Binali Yildirim

Turqia dhe ekonomia e saj janë më të forta se sa para përpjekjes vdekjeprurëse për grusht shtet, ka thënë kryeministri Binali Yildirim të hënën vonë, raporton AA.

"Ekonomia jonë është ende e qëndrueshme si një shkëmb. Nuk kishte as edhe një goditje më të vogël ekonomike. Por, kjo situatë i ka shqetësuar disa anë," tha Yildirim gjatë një konference në Ankara.

"Demokracia dhe shteti i së drejtës janë edhe më të forta se  sa para tentativës të grushtit të shtetit," shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat