Britania do të mbajë Ligjin e BE-së për anti-racizëm

Evropë

Britania do të mbajë Ligjin e BE-së për anti-racizëm

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 15:52
Ilustrim

Britania zyrtare ka deklaruar se do të vazhdojë më ligjet e njejta të Bashkimit Evropian sa i përket racizmit, edhe pas daljes nga BE-ja.

Votuesit në Britani kanë votuar për dalje nga Bashkimi Evropian në qershor. Kundërshtarët e qëndrimit në BE kishin kritikuar shpesh ligjet e Bashkimit Evropian.

Autoritetet britanike kanë deklaruar se duhet të sigurohet paneli anti-racizëm me bazë në Gjenevë, që vërteton se ligjet e BE-së janë plotësisht të aplikueshme, përderisa Mbretëria e Bashkuar është ende pjesë e BE-së.

Delegati Ian Naysmith i tha Komitetit për eliminimin e diskriminimit racor, se elementet kryesore të legjislacionit të BE-së janë marrë nga Mbretëria e Bashkuar, dhe do të qëndrojnë edhe pas daljes nga BE-ja.

Britania do të vazhdojë të jetë po ashtu pjesë e partisë së Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, që mbikëqyret nga Këshilli i Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat