Sulm me thikë në Angli, tre persona në gjendje të rëndë

Evropë

Sulm me thikë në Angli, tre persona në gjendje të rëndë

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 13:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Angli ka nisur një hetim, pasi tre persona kanë mbetur të plagosur në një shtëpi në Wolverhampton . Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

Në momentin që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka gjetur dy burra të plagosur në rrugë, ndërsa tjetrin në kopshtin e shtëpisë. “Independet” shkruan se personat e plagosur janë të moshës, 27, 31 dhe 36 vjeç, dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Tashmë në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka rrethuar të gjithë zonën si dhe ekspertët mjekoligjorë. Ndërkohë shefi i policisë Carl Russell është shprehur: “Jemi në fazat e para të investigimit tonë dhe po vazhdojmë të punojmë për të zbardhur shkakun e këtij sulmi”.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë një makinë duke u larguar me shpejtësi, menjëherë pas sulmit. Carl u bën thirrje personave që kanë parë skenën, që të tregojnë çdo gjë që kanë vënë re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat