Erdogan për BE: Nëse nuk ka liberalizim, bie marrëveshja për emigrantët

Evropë

Erdogan për BE: Nëse nuk ka liberalizim, bie marrëveshja për emigrantët

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 12:56
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në një intervistë për gazetën franceze Le Monde i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) që nëse nuk ka liberalizim të vizave atëherë bie marrëveshja për emigrantët. "Nëse kërkesa jonë për liberalizim nuk miratohet atëherë nuk mund të funksionojë marrëveshja për emigrantët" theksoi Erdogan.

Evropa nuk po sillet e drejtë tha Erdogan duke shtuar që sipas marrëveshjes Turqia duhet të lëvizte e lirë drejt BE'së që në 1 qershor.

Deklarata më e fundit për këtë çështje ishte nga Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker i cili shprehu për gazetën gjermane Tagesspiegel "Që nga fillimi i marrëveshjes nuk ka ndryshuar qëndimi i Komisionit Evropian. Turqia pranoi ti përmbushte 72 kushtet për liberalizimin dhe pasi të jenë përmbushur kushtet qytetarët e Turqisë do lëvizin pa viza drejt BE'së. Kur do të ndodhë liberalizimi është edhe në dorë të Turqisë. Ne e kemi mbështetur gjithashtu për reformat dhe ja kemi bërë të qartë se jemi pro lirisë se shprehjes dhe të drejtave të njeriut."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat