Fëmijët francezë do të mësohen si t’i mbijetojnë një sulmi terrorist

Evropë

Fëmijët francezë do të mësohen si t’i mbijetojnë një sulmi terrorist

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 20:05
Fëmijët francezë

Adoleshentëve francezë do t’u shtohet një lëndë në shkollë dhe kjo do të jetë se si të mbijetojnë në një sulm terrorist. Kjo është vendosur si pasojë e sulmeve të një pas njëshme terroriste në vend, shkruan Daily Mail.

Kur nxënësit do të kthehen në shkolla pas pushimeve verore muajin e ardhshëm, të gjithë prej moshës 14 vjeçare dhe mbi atë moshë, do t’u mësohen aftësi bazike për mbijetesë si dhe si të mbajnë qetësinë gjatë një sulmi.

Zyrtarët francezë shpresojnë se këto ushtrime do të përmirësojnë  dhe gjithashtu t’i trajnojnë ata që të kenë reagime të mira, transmeton KosovaPress.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat