Merkel u bën thirrje kompanive të mëdha gjermane t’i punësojnë refugjatët

Evropë

Merkel u bën thirrje kompanive të mëdha gjermane t’i punësojnë refugjatët

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 14:57
Ilustrim

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka ftuar shefat ekzekutivë të disa nga kompanive më të mëdha gjermane që të marrin pjesë në samitin e muajit të ardhshëm ku ajo do t’iu bëjë thirrje atyre që të punësojnë më shumë refugjatë, ka raportuar sot gazeta gjermane Bild.

Më shumë se një milion emigrantë e vërshuan Gjermaninë vitin e kaluar, dhe Qeveria dëshiron që t’i fusë sa më shumë që është e mundur në tregun e punës, gjë që do ta zvogëlonte varjen e tyre në shtetin gjerman dhe do të kompensonte mungesat për punëtorë me plakjen e forcës punëtore.

Merkel do t’iu bëjë presion kompanive ngurruese gjermane që të ofrojnë trajnime dhe vende pune për refugjatët, sipas Bild.

Kompanitë e mëdha janë kritikuar se kanë bërë pak për t’i integruar refugjatët në tregun e punës.

Por, kompanitë thonë se shumicës së refugjatëve të rinj u mungojnë shkathtësitë gjuhësore dhe edukimi i kërkuar për punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat