Të paktën 2 policë dhe një fëmijë i vrarë pas sulmit në Dijarbakir

Evropë

Të paktën 2 policë dhe një fëmijë i vrarë pas sulmit në Dijarbakir

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 17:26
Pamje nga sulmi

Dy policë turq dhe një fëmijë u vranë sot pas një sulmi me autobombë pranë Dijarbakirit (juglindjes), një sulm i pretenduar nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK-së), njoftuan disa zyrtarë lokalë.

“Pas sulmit regjistrohen rreth 25 të plagosur në mesin e së cilëve pesë forca të policisë, që kishte si objektiv një postë të kontrollit të policisë në autostradën që lidh Dijarbakirin në Batman”, saktësoi zyra e guvernatorit lokal në një deklaratë.

 Pamjet e transmetuara në televizion paraqesin rrënojat e godinës së shkatërruar të policisë. Banorët po inspektojnë kraterin e madh të shkaktuar nga autobomba ku është krijuar një e çarë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat