Berlini merr në konsideratë ndalimin e ferexhesë

Evropë

Berlini merr në konsideratë ndalimin e ferexhesë

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 21:21
Ilustrim

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e partisë konservatore Kristiandemokratët(CDU), ka deklaruar sot se janë duke marrë në shqyrtim një propozim për të ndaluar mbajtjen e ferexhesë.

“CDU-ja bie dakort se veli, që mbulon të gjithë fytyrën, është në kundërshtim me integrimin, prandaj ne e refuzojmë atë”, tha sekretari i përgjithshëm i partisë, Peter Tauber.

Ministrat e Brendshëm të shtetit do të takohen më vonë këtë javë, për të hartuar propozime për ndalimin e mbajtjes së ferexhesë në publik, në vazhdim të linjave të veprimit të ndërmarra nga Franca dhe Belgjika.

Megjithatë, ministri i Brendshëm i Merkel-it, Thomas de Maiziere ka refuzuar një ndalim të përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat