Hollande: Palët në Ukrainë të ruhen nga çdo përshkallëzim i dhunës

Evropë

Hollande: Palët në Ukrainë të ruhen nga çdo përshkallëzim i dhunës

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 21:17
Holland, Merkel dhe Poroshenko

Presidenti francez, François Hollande, i bëri sot thirrje palëve të pranishme në Ukrainë të ruhen kundrejt çdo përshkallëzimi që do e bënte më të vështirë aplikimin e marrëveshjeve të Minskut, në një komunikatë të publikuar nga “Elysée”.

Kjo thirrje u bë gjatë një bisede telefonike mes Hollande dhe kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit ukrainas, Petro Poroshenko.

“Me kërkesën e Poroshenkos, për të bërë një përmbledhje të situatës në Ukrainë. Hollande rikujtoi pozicionin konstant të Francës mbi aneksimin ilegal të Krimesë që nuk do të njihet”, thuhet në këtë komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat