Zëvendësi i Merkelit u tregoi gishtin e mesëm neo-nazistëve

Evropë

Zëvendësi i Merkelit u tregoi gishtin e mesëm neo-nazistëve

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 10:00
Zëvendëskancelari Sigmar Gabriel

Zëvendëskancelari Sigmar Gabriel u ka treguar gishtin e mesën neo-nazistëve.

Megjithatë publiku  e ka përshëndetur gjestin e tij.

Incidenti ka ndodhur të premten ndërsa pamja ku shihet Gabriel duke treguar gishtin e mesëm është publikuar tek mbrëmë, raporton Asociated Press.

 Në pamje shihen me dhjetëra të djathtë që mbajnë pankarta me të cilat akuzojnë kancelaren gjermane Angela Merkel se ka “tradhtuar racën e tyre” dhe falënderojnë babain e ndjerë të Gabrielit që ishte nazist.

 Gabriel, së pari qeshi me demonstruesit e ku më pastaj u tregoi atyre gishtin e mesëm.

Derisa në rrjete sociale disa kanë dënuar gjestin e tij, shumë e kanë falënderuar derisa njëri shfrytëzuar në Facebook ka komentuar: “Do të doja që këtë ta pëlqej shumë herë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat