Masat - Rreziku nga terrorizmi, Franca 84 mijë policë për ruajtjen e shkollave

Evropë

Masat - Rreziku nga terrorizmi, Franca 84 mijë policë për ruajtjen e shkollave

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 23:13
Në total, shifra e personelit që do të vendoset në gadishmëri do të arrijë në plot 84.000 persona.

Qeveria franceze ka vendosur që të shtojë masat e sigurisë në shkolla në shenjë kundërpërgjigje ndaj sulmeve terroriste që kanë goditur vendin, sidomos në dy vitet e fundit. Vendimi u mor pas një mbledhje të kabinetit të sigurisë që u drejtua nga Presidenti François Hollande. Ndërkohë, autoritetet synojnë që numri i forcave të sigurisë që qëndrojnë në gadishmeri në të gjithë vendin të arrijë në të paktën 84.000.

Në kushtet kur rreziku i sulmeve terroriste vijon të mbetet i lartë në Francë, Qeveria ka vendosur për të rritur masat e sigurisë në shkolla.

Vendimi u mor pas një mbledhje të kabinetit të sigurisë që u drejtua nga Presidenti François Hollande.

Menjëherë pas diskutimit të zhvilluar në Pallatin Presidencial Elize, për mediat u prononcua Ministri i Brendshëm, Bernard Cazanueve, i cili nënvizoi se autoritetet janë të vendosura që t’i mbrojnë qytetarët përballë kërcënimit që vjen nga organizatat terroriste.

“Sa i përket vitit të ri shkollor, vendosëm që të adoptojmë masa më të rrepta sigurie për të ruajtur studentët. Kemi si synim shtimin e patrullimeve në ambientet edukative, për të parandaluar sulmet terroriste si dhe për të qenë të gatshëm për t’u përballur me çdo situatë. Vendimin për të cilin kemi rëndë dakord do t’ia komunikoj edhe Ministrit të Arsimit më datë 24 gusht dhe do të nisim me implementimin e tyre”, u shpreh Ministri i Brendshëm.

Më tej, Cazanuese tha gjithashtu për të vendosur në gadishmëri 44.000 oficerë sigurie nga ajo të cilën Presidenti e quajti gardë kombëtare si dhe 40.000 trupa nga Ministria e Mbrojtjes.

Në total, shifra e personelit që do të vendoset në gadishmëri do të arrijë në plot 84.000 persona.

Franca është goditur shpesh herë nga sulmet terroriste në dy vitet e fundit, ku mjafton të përmendet sulmi mbi redaksinë e revistës satirike, “Charlie Hebdo”, mbrëmja tragjike e 13 nëntorit të vitit të shkuar në Paris si dhe masakra e regjistruar në muajin korrik në Nice ku humbën jetën më shumë se 80 persona.

Për këto arsye, presioni mbi Presidentin Hollande dhe Kryeministrin Vals është rritur së tepërmi.

Opinioni publik ka kërkuar vazhdimisht forcimin e masave të sigurisë për parandalimin e sulmeve terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat