Regjistrohet një tërmet me magnitudë 4,1 ballë Rihter në Lizbonë

Evropë

Regjistrohet një tërmet me magnitudë 4,1 ballë Rihter në Lizbonë

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 16:30
Lisbona-harta

Një tërmet me magnitudë 4,1 ballë i shkallës Rihter u regjistrua sot në brigjet e Peniche, në qendër të Portugalisë duke shkaktuar një lëkundje të fortë të tokës në kryeqytetin Lizbonë por pa shënuar dëme, bëri të ditur instituti meteorologjik portugez.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua rreth orës 12:44 sipas orës lokale (11:44 GMT) në një distancë rreth 80 kilometra në perëndim të Peniche, një zonë bregdetare që shtrihet rreth 100 kilometra në veri të Lizbonës.

“Referuar të dhënave të ofruara deri në këto momente, tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale”, saktësoi instituti meteorologjik (IPMA).

Disa banorë të intervistuar nga media lokale u shprehën se janë ndjerë lëkundje të forta në disa zona të rajoneve në Lizbonë dhe në Leiria (qendër).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat