PKK-ja merr përsipër sulmin kundër policisë në Turqi

Evropë

PKK-ja merr përsipër sulmin kundër policisë në Turqi

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 19:21
Pamje nga sulmi i djeshëm

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori sot përsipër pwrgjegjwsinw e sulmit me autobombë kundrejt ndwrtesws së policisë në Elazing (lindje), ku u regjistruan një ditë më parë 5 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur.

“Sulmi i përgjakshëm u krye nga forcat tona komando kundër godinës së policisë në Elazing, për të denoncuar represionin e forcave turke kundër qyteteve kurde të pjesës juglindore të vendit me shumicë kurde”, saktësoi HPG-ja, dega ushtarake e PKK-së në një deklarate, cituar nga agjencia pro-kurde Firat.

Autoritetet turke fajësuan për këtë akt të rëndë lëvizjen ilegale separatiste kurde. Kjo e fundit rrallëherë merr përsipër publikisht përgjegjësinë e sulmeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat