Tragjedia e radhës në Mesdhe/ Mbyten 3 të mitur

Evropë

Tragjedia e radhës në Mesdhe/ Mbyten 3 të mitur

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 14:40
Ilustrim

Gjashtë persona kanë humburjetën, pasi një varkë me refugjatë është mbytur. Fatmirësisht 304 emigrantë janë shpëtuar në det të hapur, teksa varka e tyre u mbyt në ujërat e Mesdheut.

Në orët e para të ditës, trupat e tyre janë dërguar në portin Trapani të Sicilisë. Mes viktimave, 3 janë fëmijë të mitur, të cilët humbën jetën menjëherë sapo varka prej druri u kthye përmbys për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që kishin hipur në të, në përpjekje për të mbërritur në Europë nga brigjet libiane.

Ndër viktimat, 2 janë vajza, njëra vetëm 8 muajshe dhe një 5 vjeç, trupat e të cilave janë nxjerrë nga deti vetëm 22 milje larg bregdetit të Libisë. 

Një tjetër vogëlush, vetëm 5 vjeç ka humbur jetën, por rezulton i zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat