Turqi-Prokuroria: Zbulohen mbetjet e një jeleku me eksploziv në zonën e shpërthimit

Evropë

Turqi-Prokuroria: Zbulohen mbetjet e një jeleku me eksploziv në zonën e shpërthimit

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 16:02
Pamje nga sulmi

Mbetjet e një jeleku me eksploziv u gjetën në vendin ku po zhvillohej martesa e shënjestruar nga një sulm ku mbetën të vrarë 50 persona dje në mbrëmje në qytetin turk Gaziantep pranë Sirisë, njoftoi sot Prokuroria.

“Disa zyrtarë të Prokurorisë kanë shkuar së bashku me policinë në vendngjarje për hetimin e këtij sulmi makabër ku kanë gjetur mbetjet e një jeleku me eksploziv”, deklaroi Prokuroria cituar nga media.

Disa zyrtarë lokalë u shprehën se mbrëmjen e sulmit qarkullonin zëra që ky akt mund të ishte kryer nga një kamikaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat