Vandalët lëshojnë krokodilët në objektin e një kolegji

Evropë

Vandalët lëshojnë krokodilët në objektin e një kolegji

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 15:10
Krokodili

Vandalët kanë lëshuar tre krokodilë në zyret e një kolegji në Australi.

Në një video të publikuara në mediat e huaja, shihet krokodilët duke u shtyrë nga një dritare e thyer në kolegjin “Taminmin”, në qytetin verior të Humpty Doo.

Më pas, në videot e bëra nga kamerat e sigurisë, shihet një bandë prej katër personash të maskuar, të cilët hyjnë në zyrë, dhe fillojnë të vjedhin gjësende të ndryshme.

Zyrtarët, të cilët kishin kapur zvarranikët, thanë se ata ishin me shëndet të dobët dhe gojën e kishin të lidhur.

Krokodili më i madh ishte i gjatë 2 metra, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet se përse ata janë lëshuar në objekt të kolegjit.

Policia është në kërkim të vandalëve, shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat