Turqia tërhiqet nga deklaratat për sulmuesin në Gaziantep

Evropë

Turqia tërhiqet nga deklaratat për sulmuesin në Gaziantep

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 07:25
Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se autoritetet nuk e dinë nëse sulmuesi vetëvrasës, i cili ka hedhur veten në erë në një dasmë kurde, duke vrarë 54 veta, ka qenë ose jo fëmijë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë pas sulmit të së shtunës në Gaziantep se sulmuesi ka qenë fëmijë i moshës 12-14 vjeç.

Turqia e ka lidhur sulmuesin me grupin militant Shteti Islamik, por Yildirim tha se nuk ka ende të dhëna në lidhje me autorin.

Yildirim tha se deklaratat e mëhershme, që e kanë identifikuar sulmuesin si fëmijë, kanë qenë vetëm “hamendje” të bazuara në të dhënat e dëshmitarëve.

Gazeta Haberturk ka raportuar se një grua ka humbur katër fëmijë në sulmin në Gaziantep.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat