Turqia i hakmerret ISIS-it, bombardon objektivat e tyre në Siri

Evropë

Turqia i hakmerret ISIS-it, bombardon objektivat e tyre në Siri

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 08:18
Turqia

Forcat turke kanë arritur të bombardojnë objektivat e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, në veri të Sirisë, njoftojnë rebelët sirianë, të cilat kanë nisur një ofensivë kundër grupit.

Pozicionet e artilerisë brenda Turqisë kanë gjuajtur ISIS-in, në qytetet Jarablus dhe Manbij.

Besohet se rreth 1, 500 rebelë sirianë, që përkrahin Turqinë, gjenden në qytetin turk të Gaziantepit, duke pritur për sulm.

Një ndodhi e tillë pason pas një sulmi me bombë në një dasmë, në të cilën mbeten të vrarë më shumë se 50 persona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat