120 të vdekur, 368 të lënduar nga tërmeti në Itali

Evropë

120 të vdekur, 368 të lënduar nga tërmeti në Itali

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 07:29
Termeti

(E plotësuar) - Ka shkuar në 120 numri i të vdekurve pas tërmetit që goditi sot Italinë.

Kështu ka konfirmuar kryeministri i vendit Matteo Renzi.

Tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qendrore. I pari dhe më i forti me magnitudë 6.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.

* * *  *

Reuters raporton se numri i viktimave ka shkuar në 73 persona të cilët vdiqën nga tërmeti shkatërrues që goditi qytetin Perugia në juglindje të Italisë

Qindra të tjerë thuhet se janë plagosur dhe deri tani 150 janë të zhdukur.

Tërmeti ishte mjaftë i fuqishëm, i cili u regjistrua të jetë 6.2 shkallë me epiqendër 76 kilometra në juglindje të Italisë.

***

Tridhjetë e shtatë persona kanë vdekur dhe rreth150 janë të humbur nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Italinë qendrore, thonë zyrtarët, shkruan BBC.

Ansa: 21 të vdekur nga tërmeti në Itali

Të paktën 21 persona raportohen se kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm prej 6 shkallë të Rihterit që ka goditur Italinë Qendrore, ndërkaq persona të tjerë raportohen se janë të bllokuar nën gërmadhat e ndërtesave.

Agjencia shtetërore italiane e lajmeve Ansa, raporton se 11 persona kanë vdekur në zonën malore në veri të Lazios, ndërkaq gjashtë të tjerë në qytetin Amatrice dhe pesë në Accumoli.

Raportohet se viktima ka edhe në Pescara del Tronto, që gjendet në rajonin Marche. Sipas autoriteteve italiane, dy viktima të tjera janë konfirmuar në Arquata dhe viktima po ashtu ka edhe në Accumoli.

Autoritetet italiane kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet për shkak të shembjes së shumë ndërtesave, të cilët kanë bllokuar nën gërmadha shumë njerëz.

Tërmeti i parë ka ndodhur në orën 3 e 36 të mëngjesit të sotëm dhe epiqendra e tij ka qenë në Umbria, të Perugas, ndërkaq një orë më vonë është pasuar nga një tërmet 5.4 shkallë të Rihterit.

Kryetari i qytetit Amatrice Sergio Pirozzi ka thënë se situata është dramatike dhe se “nuk mund të jap numër të sakt të viktimave sepse ekipet e shpëtimit janë duke kryer punën e tyre”. Ai ka shtuar se gjymsa e qytetit “është zhdukur”.

Zqytetet më të prekura nga ky tërmet janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

Arrin në 13 numri i viktimave nga tërmeti në Itali

Ka arritur në 13, numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.2 në Italinë Qendrore.

Zyrtarët italianë kanë njoftuar se numri i viktimave mund të rritet, pasi akoma ka shumë njerëz nën rrënoja, raportojnë mediat e huaja.

Përveç tërmetit të parë, është regjistruar edhe një i dytë, me magnitudë 5,4, me epiqendër Peruxhia.

Fillimisht është raportuar për gjashtë të vdekur, por numri i viktimave po vazhdon të rritet.

Image

Tërmeti tronditë Italinë, 6 të vdekur, dhjetëra nën rrënoja e shumë dëme

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur Italinë Qëndrore, duke lënë së paku 6 persona të vdekur dhe disa të tjerë të bllokuar nën rrënoja, thanë zyrtarët për BBC.

Tërmeti ra në orën 3:36 min. 76 km në liglindje të qytetit të Peruxhias, në një thellësi shumë të cekët, 10 km, tha ISGS.

Kryebashkiaku i qytetit tha për radion italiane se “gjysma e qytetit është shkatërruar.”

Në Romë, disa ndërtesa janë shkundur nga lëkundjet për 20 sekonda, sipas gazetës La Republicca.

Një familje prej katër anëtarësh ishte gjetur në rrënojat e qytetit Accumoli, sipas kryebashkiakut Stefano Petrucci në RAI TV.

Ndërkohë, policia njoftoi se dy persona kishin vdekur afër fshatit Pescara del Tronto, sipas RAI.

Të paktën tre të vdekur nga tërmeti në Itali

Tre persona janë konfirmuar se kanë vdekur nga tërmeti prej 6.2 shkallë të Rihterit që ka goditur sot qytetin italian të Amatrice.

Kryetari i kësaj komune ka thënë se shumë njerëz të tjerë janë të bllokuar nën gërmadha.

“Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Sergio Pirozzi.

“Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha... Ka pasur rrëshqitje të dheut dhe ura mund të rrëzohet”, ka shtuar tutje ai.

Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali ka thënë se tërmeti ishte “i rëndë” dhe ka pasur raportime për dëme edhe në zonat malore. Në Facebook është shkruar se në malin Gran Sasso një pjesë e madhe e shkëmbit është shembur gjatë tërmetit.

“Kemi lajme për të lënduar dhe për kolapsime të ndërtesave”, ka thënë kreu i kësaj agjencie, Frabrizio Curcio.

Ky tërmet është ndjerë edhe në qytetin e Romës dhe epiqendra e tij ishte afër l’Aquila, ku një tërmet prej 5.9 shkallë të Rihterit vite më parë kishte lënë të vdekur 309 persona.

Curcio ka shtuar se tërmeti i fundit ishte i rëndë dhe për nga intensiteti mund të krahasohet me tërmetin që vite më parë goditi l’Aquila, por se tërmeti i sotëm mund të jetë më pak vdekjeprurës për shkak se ka goditur një zonë më pak të banuar.

Qytetet më të prekura nga ky tërmet janë Accumoli, Amatrice, Posta dheArquata del Tronto.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat