Poloni - Gërmimet për “trenin e artë nazist”

Evropë

Poloni - Gërmimet për “trenin e artë nazist”

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 00:24
ilustrim

Grupi me gjuhetarë thesaresh, i cili u angazhua për të gjetur të ashtëquajturin ‘trenin e artë nazist’ në Poloni, pasi ka gërmuar për 10 ditë, nuk ka arritur të gjejë asnjë shenjë të mjetit i cili sipas legjendave lokale, u përdor nga Gjermania naziste në luftën e dytë botërore për të transportuar ar dhe objetke të tjera të vlefshme. Megjithatë, zëdhënësi i skuadrës nënvizoi se pavarëishst rezultateve zhgënjyese, shpresa vdes e fundit dhe se gërmimet mund të rinisin në muajin shtator.

Pas 10 ditësh kërkime skuadra me gjuetarë thesaresh e përbërë nga kërkues gjermanë dhe polakë ka bërë me dije se i ashtëquajturi ‘treni i artë nazist’ mund të mos jetë dicka reale por thjesht legjendë. Pasi mori lejen e posacme nga autoritetet e Polonisë, grupi nisi të gërmonte afro 8 ditë më parë në një zonë ku dyshohej se mund të ishte groposur mjeti që sipas gojëdhënave të zonës, u përdor nga nazistët në luftën e dytë botërore për të transportuar ar dhe objekte të tjera të çmueshme, të cilat në bazë të përllogaritjeve kapin shifrën e 250 milionë eurove.

Megjithatë zëdhënësi i skuadrës, gjatë një prononcimi për mediat tha se gjuhetarët e thesarit nuk kanë gjetur as trenin dhe as tunelin e shumëpërfolur në zonën ku është gërmuar. Ai shtoi se pavarësisht këtij rezultati negativ, shpresa vdes e fundit dhe se puna kërkimore mund të rinisë në muajin shtator.

Sipas legjendave lokale, ushtria naziste përdori një tren për të transportuar ar, bizhuteri, armë dhe gjëra të tjera me vlerë përpara avancimit të Ushtrisë Sovjetike. Në bazë të këtyre informacioneve, këto objekte u janë marrë hebrenjve hungarezë gjatë luftës. Për shumë vite, gojëdhëna ka tërhequr mijëra gjuhetarë thesaresh nga mbarë bota, ndonëse asnjë prej tyre nuk ka mundur të gjejë fakte konkrete për të vërtetuar ekzistencën e trenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat