Biden në vizitë në Suedi për çështjen mirgratore

Evropë

Biden në vizitë në Suedi për çështjen mirgratore

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 11:32
Joe Biden

Reagimi ndërkombëtar për flukset e mëdha të emigrantëve pritet të jetë në qendër të vëmendjes, sot që zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden takon kryeministrin suedez, Stefan Lofven.

Njëri nga udhëheqësit e SHBA-së  mbërriti në vendin skandinav dje në mbrëmje, pas një dite me takime intensive në Turqi me presidentin turk,  Recep Tayyip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Suedia u emërua një nga mikpritësit e një samiti mbi refugjatët që Shtëpia e Bardhë e njoftoi kohët e fundit.

Mbledhja e udhëheqësve, me 20 shtator është planifikuar të mbahet në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat