Në Stamboll, nesër hapet ura e tretë më e gjatë mbi Bosfor

Evropë

Në Stamboll, nesër hapet ura e tretë më e gjatë mbi Bosfor

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 13:50
Ura mbi Bosfor

Ura "Yavuz Sultan Selim" mban emrin e Sulltanit Osman nga shekulli i 16-të, i cili do të jetë lidhja e tretë mes kontinentit të Azisë dhe Evropës.

Nesër në praninë e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdo?an, me një ceremoni solemne do të bëhet hapja e urës së tretë mbi Bosfor, raporton Anadolu Agency (AA).  Ura “Yavuz Sultan Selim” mban emrin e Sulltanit Osman nga shekulli i 16-të, i cili do të jetë lidhja e tretë mes kontinentit të Azisë dhe Evropës.

Është vlerësuar se “ura më e gjatë pezull”, që do të ketë një sistem hekurudhor, do të kursejë 1.75 miliard dollarë në vit për sa i përket kostos së energjisë dhe kursimit të kohës.

Gjithashtu, zyrtarët turq konsiderojnë se ura do të zgjidh problemin e ndotjes së ajrit të qytetit në Bosfor dhe tollovisë në trafik.

Qeveria ka parashikuar se urën në ditë do ta shfrytëzojnë 135.000 automjete. Tarifa për makinat të cilat do të kalojnë nga ana evropiane në atë aziatike, do të jetë 9.90 lira, ose 3.4 dollarë.

Më parë, presidenti turk iu referua atyre që nuk besonin se ura do të përfundojë në kohë.

“Kur vendosëm themelet e urës më 29 maj 2013, disa njerëz thanë: Kjo nuk do të realizohet. Atëherë ne u thamë: Ne do të lidhim pjesën evropiane me atë aziatike përmes urës “Yavuz Sultan Selim”, dhe ky do të jetë mesazhi ynë i madh për botën. Vetëm ata që mendojnë për qëllimet e mëdha, ata mund të realizojnë një projekt të tillë”, ka thënë Erdo?an.

Ura e gjatë 1.4 kilometra, me gjerësi prej 25 metra, do të ketë tetë korsi të trafikut dhe dy binarë.

Përndryshe, në ceremoninë e hapjes së urës në Stamboll do të marrin pjesë një numër i madh burrështetesh nga e gjithë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat