Edhe një tërmet i fortë me magnitudë prej 4.8 ka tronditur Italinë.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 06:28 të mëngjesit të sotëm në Amatriçe, i cili ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave të tjera, raporton BBC.
Sipas të dhënave, nuk ka pasur të lënduar në mesin e zjarrfikësve të cilët janë duke vazhduar gërmimet në kërkim të personave të zhdukur.
Gjatë natës janë dëgjuar edhe lëkundje të tjera më të lehta.
Që nga mërkura kur këtë vend e goditën tërmetet kanë humbur jetën më shumë se 250 persona dhe janë plagosur 360 njerëz.