Yildirim: Autorët e sulmit do të marrin dënimin e merituar

Evropë

Yildirim: Autorët e sulmit do të marrin dënimin e merituar

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:27
Ilustrim

Kryeministri turk, Binali Yildirim u shpreh se autorët e sulmit me autobombë ku u vranë të paktën 11 policë mëngjesin e sotëm në Cizre në kufi me Sirinë do të marrin dënimin e merituar.

Ky sulm u regjistrua sot në mëngjes në kohën kur pala turke po dërgonte përforcime në automjete ushtarake, kryesisht në tanke në anën tjetër të kufirit sirian për të tretën ditë radhazi, duke vijuar ofensivën ushtarake në këtë zonë.

“Rreth orës 06:45 (03:45 GMT) një sulm me autobombë u krye nga grupi terrorist i PKK-së, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit kundër një ndërtese të policisë anti-trazira”, bëri të ditur në një deklaratë guvernatori i provincës në Dirnal, ku ndodhet Cizre, ku u regjistruan të paktën 11 policë të vrarë dhe 78 persona të plagosur, në mesin e tyre 75 policë dhe tre civilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat